Policia e Lushnjes bën të ditur se është gjetur një armë gjahu çifte që dyshohet të jetë arma e krimit e ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 20-vjeçar, djali i Kastriot Hasallës.
Lexo edhe- Krimi i katërfishtë në Lushnjë, ky është vendi ku u vra me armë gjahu 30-vjeçari
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Garunjas, si rezultat i veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim edhe shtetasi M. H., 20 vjeç, djali i shtetasit K. H.
Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu që dyshohet se mund të jetë arma me të cilën autori ka kryer krimin”, thotë policia.
