Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Qite se ke 2 mln në dorë”, përgjimet e Kadastrës me faturën: Kaq do drejtori, ik i qetë tashi…

13:33 / July 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjime ok 770x412 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ABC ka siguruar dosjen e plotë të përgjimeve nga prokuroria që çoi pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës, të cilët përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.

Gazment Canaj del nga përgjimet se ka qenë i përfshirë në të gjitha rastet e ndërhyrjes në Kadastër përmes Admir Burrit për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që zvarriteshin për shkak të burokracisë.

Në një rast nga përgjimet ka rezultuar se Gazment Canaj dhe Admir Burri marrin përsipër nxjerrjen e dokumenteve për Ilir Ahmetajn. Pas aplikimit në Hipotekë, në një moment zyrtari Admir Burri telefonon Gazment Canajt dhe i shpjegon tarifën që duhet të paguajë personi që është i interesuar. “Një pikë pesë i do drejtor- nëndrejtor, 200 specialisti, 100 Adi, 200 euro bori aplikimi, e ke aty bilës, në letër sa bori aplikimi” i thotë ai.

Dhe Gazement Canaj i thotë që “mos ke merak, tashi do iki unë”. Për të gjitha lëvizjet në dosje theksohet se prokuroria ka prova nga përgjimet por edhe takimet që kanë zhvilluar palët dhe në 25 maj, Gazment Canaj shprehet në një bisedë telefonike “Lirin e mbyllëm dhe do të shkoj pastaj ti marr të gjitha dhe ti jap në dorë”.

Një tjetër rast të cilin Canaj dhe Burri marrin përsipër është ai i qytetarit Gëzim Hyka, i cili në një bisedë telefonike i shqetësuar nga burokracia në Kadastër thotë se “Po si s’po më qisin ja dy letra aty te hipoteka, s’po mi japin, më kërkojnë lekë o vëlla…i ka dhënë lekë dikujt dhe më thotë, jo më kërkon lekë prapë një tjetër”.

Në 4 prill të këtij viti, Gëzim Hyka i ka dërguar një mesazh Gazment Canaj duke i thënë “Gazi ke 2 milionë lekë në dorë, vetëm qit certifikatën e tokës, i kam futur dokumentet”.

Në datë 5 qershor i dërgon një tjetër mesazh Canajt duke i shkruar “O gjigant a ke vu gjo ne vi”. Pas disa bisedave mes palëve, cështja, pra regjistrimi në Kadastër sipas prokurorisë rezulton se është zgjidhur kundrejt ryshfetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Rama të enjten në Mal të Zi për Samitin e Berlinit, në takim edhe kancelari Merz

19:50 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.