Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Qava dhe mendova vajzën time”, rektori i Bujqësorit shkarkon pedagogët e akuzuar për ngacmim seksual

21:29 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bahri musabelliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët i kishin akuzuar për ngacmime seksuale dhe për shitje librash me detyrim, dhe nisur nga akuzat rektori i universitetit Bujqësor të Kamzës ka vendosur shkarkimin e tre pedagogëve.

Duke folur për gazetën “Shekulli”, rektori Bahri Musabelliu thotë se janë firmosur pesë urdhëra dhe priten dhe shkakrime të tjera.

““Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot). Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, thotë rektori Musabelliu.

Mjaft i prekur nga rastet, sidomos ato të ngacmimi seksual, Musabelliu thotë se ka qarë teksa disa vajza studentë i kanë treguar në zyrë për sjelljen e një pedagogu, që ai nuk ia përmend emrin për arsye etike.

“Mua nuk më kishte ndodhur asnjëherë të më vinin në zyrë studentët dhe të më tregonin se çfarë bëjnë pedagogët. Dy vajza dhe një djalë, nga Mjekësia Veterinare kur me treguan për ngacmimet seksuale të një pedagogu dhe u pohua nga të tre. Nisa të qaja kur më erdhën në zyrë. Kam qarë dhe e vetmja gjë që kam menduar në ato momente, ka qenë vajza ime. Nuk jam ndjerë asnjëherë më keq, gjatë gjithë jetës sime. I inkurajoj ato vajza që guxuan të thonë të vërtetën. Madje unë në telefonin tim kam bisedat, që studentet kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë ngjarje”, tha Musabelliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.