Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të enjte në Këllëz të Gjirokastrës, ku një 72-vjeçar i vuri flakën gruas së tij.
“Vizion Plus” mëson se gruaja kishte ardhur nga Greqia pak ditë më parë.
Panajot Janaqi është në një konflikt për motive pronësie me të vëllanë. Dyshohet se gruaja e 72-vjeçarit kërkonte të vizitonte kunatin dhe të sqarohej me të për çështjen e pronësisë, por u pengua me forcë nga bashkëshorti i saj, i cili e dogji me benzinë.
Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. Lëndime të lehta ka pësuar edhe autori i kësaj ngjarjeje.
