Në këtë periudhë pushimesh e temperaturash të larta e gjithë vëmendja është te Lojërat Olimpike dhe ngjarjet kryesore ndodhin kryesisht atje.
Mes shumë gjërash pikante një tjetër video po bën xhiron e globit. Bëhet fjalë për sportin e atletikës dhe kërcimin me shkop.
Atleti amerikan bëhet gati të kërcejë në provën e tij, ndërkohë më sallë dëgjohet himni amerkan, pasi po zhvillohej një ceremoni medaljesh.
Garat e atletikës zhvillohen në të njëjtin ambient kryesisht dhe paralelisht zhvillohen disa gara e ceremonira.
Me të dëgjuar himnin, sportisti ndërpret garën në momentin e kërcimit për të respektuar himnin e vendit të tij.
