Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në qytetin e Fierit, vend që prej më shumë se tre ditësh, është nën pushtetin e tymit vdekjeprurës. Mësohet se vatra e rë është në fshatin Vjosë.
Zjarrfikësit e Patosit janë në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët, por temperaturat janë të larta dhe era që në kodra favorizon shpërndarjen e zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen.
Flakët kanë shkrumbuar qindra pemë, ullinj, pemë frutore e bimësi të tjera.
