Fenomeni i blerjes së klikimeve në kanalin “Youtube” nga ana e këngëtarëve tonë është ende prezent. Ndonëse disa kanë arritur ti rezistojnë këtij trendi ata vazhdojnë të marrin oferta për blerjen e tyre madje në një çmim të volitshëm.
Një ofertë të tillë i ka ardhur edhe këngëtares së njohur, Vesa Luma e cila nuk ka hezituar që ta publikojë në llogarinë e saj në “InstaStory”. Ajo ka deklaruar se një gjë e tillë ta humb frymëzimin për punë.
“Ndodhë edhe kjo, veç 800 dollar, e kush mu frymezu mas këtij mesazhi” ka shkruar Vesa. Ndërsa, Vesa Lumi po punon në projekte të reja muzikore pas kthimit nga Zelanda e Re.