Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Disa nuk duan të kthehen”, konsulli në Liban për riatdhesimin e shqiptarëve: Eva Dumani ka bllokuar përpjekjet tona! Ja vështirësitë me …

21:59 / July 31, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evadumani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa prej shqiptarëve që janë të vendosur në kampet e ferrit në Siri nuk duan të riatdhesohen drejt Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuar Marc Ghorayeb, konsulli i Shqipërisë në Liban në një intervistë për Top Channel.

Ai thotë se mes atyre që nuk duan të kthehen, është dhe Eva Dumani, motra e Endri Dumanit i cili u riatdhesua disa muaj më parë sëbashku me disa fëmijë dhe gra shqiptare.

Konsulli u shpreh se më vonë do të publikojë dhe komunikimet që ka pasur me vajzën e mitur në kampe, teksa njoftoi për një operacion të katërt riatdhesimi.

“Unë dua tu them familjeve të atyre që nuk janë nxjerrë ende nga kampet e Sirisë se unë jam këtu për ti ndihmuar. E vlerësoj gadishmërinë e tyre për të pranuar të afërmit që zgjodhën të luftojnë e jetojnë në shtetin e ISIS. Shumica e atyre që kemi takuar në kamp ishin të kënaqur me situatën ku janë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri. E them ndershmërisht. Nuk duan të kthehen. Një nga ata është edhe Eva Dumani. Dua ti them dajës së saj, se më vjen keq pasi ju premtova ta sjell siç bëra me Endrin që ishte e vështirë. Por shumë shpejt do të tregoj komunikimet që ne kemi pasur me Evën e cila ka bllokuar gjithmonë përpjekjet tona duke ma thënë se është mirë atje ku është dhe nuk do të kthehet. Më vjen keq ta them por ne po shpëtojmë shumë gra dhe fëmijë që duan të kthehen. Ne do të kemi një operacion të katërt dhe do të përpiqemi përsëri ta marrim edhe Evën. Unë shpresoj shumë”, deklaroi Marc Ghorayeb.

Konsulli shqiptar ka folur për operacionet e riatdhesimit teksa ka theksuar se ky që do të pasojë ditën e nesërme do të jetë një prej më të vështirët. Sipas tij, vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht për transportin si pasojë e konfliktit të brendshëm.

“Askush nuk mund të duartrokasë i vetëm për këtë. Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Qeveria Shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe ministri Çuçi kanë një ndihmë të jashtëzakonshme për tu koordinuar që kjo të ndodhë në marrjen e këtyre fëmijëve dhe grave. Ky është operacioni ynë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë por ky i treti akoma më i vështirë.

Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian. Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë”, tha Ghorayeb.

Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e nesërme (1 gusht), do të bëhet riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampi Al-Hol në Siri. Ai ndodhet në Bejrut sëbashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për të pritur shqiptarët e riatdhesuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.