Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me këto metoda natyrale mund të hidratoni lëkurën pas dushit

09:34 / August 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fytyra 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni gjatë dushit është përdorimi i ujit të nxehtë, një gabim i trashëguar nga e shkuara pasi shpeshherë mamatë mendonin se larja me ujë sa më të nxehtë është e vetmja mënyrë për të qenë sa më të pastër.

Por, përdorimi i ujit të nxehtë është një ndër armiqtë kryesorë të lëkurës pasi bëhet shkak për shfaqjen e ekzemës, irritimeve të ndryshme dhe tharjen e saj. Nëse lëkura juaj vazhdon të mbetet e thatë edhe pasi aplikoni kremin hidratues të trupit, duhet të përdorni 2 trajtimet e mëposhtme:

1.Vaj bajamesh: Pasi të dilni nga dushi, mos e fshini fytyrën me peshqir, por lëreni të lagur. Hidhni pak vaj bajamesh në duar dhe masazhojeni me lëvizje të lehta rrethore për disa minuta. Më pas fshijeni me një peshqir të lagur. Fytyra juaj do të jetë më e hidratuar se kurrë më parë.

2.Kos dhe pure patatesh: Kombinimi i këtyre dy ingredientëve natyralë është një ndër zgjidhjet më të mira për hidratimin e lëkurës pasi ai përmban acid laktik. Ky i fundit hidraton lëkurën, eleminom qelizat e vdekura dhe shërben si eksfoliant për fytyrën. Zieni 1 patate me gjithë lëkurë, hiqni cipën dhe kalojeni në blender. Bashkojeni me 3 lugë gjelle kos dhe përziejeni derisa masa të ëbhet homogjene. Aplikojeni mbi fytyrë dhe qafë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Rezultati do t’ju lërë mëse të kënaqura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.