8 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Tiranës, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. Ç. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” me një shumë parash, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në dritaren e banesës së shtetasit F. K.
