Dy vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.
Burime pranë Shtabit të Emergjencave Civile bënë me dije se në fshatin Burrel janë djegur një hektarë me pyje dhe një hektarë me shkurre e livadhe.
Në të njëjtën orë edhe në lagjen Dishukaj-Burrel është shfaqur një tjetër vatër zjarri.
Dy zjarrëfikse, një bot uji, dhjetra punonjës të Bashkisë Mat dhe banorë të zonës u angazhuan për shuarjen e tyre.
Mësohet se Policia e Matit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve që veç pyjeve rrezikuan edhe disa banesa.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/08/225031263_357538712516116_3555192233038439047_n.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/08/mat1.jpg)