Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Këto janë ushqimet që rrisin inteligjencën e njeriut

23:21 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk mendojmë gjithmonë se çfarë hamë, por hulumtimi më i ri thotë se ekzistojnë ushqime nga të cilat bëhemi më të mençur. Ja cilat janë ato :

Vaji i peshkut

Arsyeja e thjeshtë se pse do të duhej menjëherë të filloni me përdorimin e vajit të peshkut është fakti se ai ju bën më të mençur dhe e përmirëson kujtesën tuaj. Ekspertët thonë se acidet yndyrore omega-3, të cilat ndodhen, për shembull, në sardele, janë ushqim i shkëlqyeshëm për trurin tuaj.

Perimet me gjethe të gjelbra

Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë plot me vitamina C dhe beta-karotën. Ato gjithashtu përmbajnë folate, të cilat në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë kujtesën tonë.

Vezët

 Ato janë plot me minerale dhe vitamina, por kjo nuk është e gjitha. Vezët janë një ushqim i mirë për trurin. Ato janë një minierë e vërtetë e jodit dhe hekurit, vitaminës B12, dhe do të duhej t’i konsumoni të paktën dy herë në javë. Ndërsa hekuri prodhon rruaza të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin në tru, jodi e përmirëson koncentrimin dhe rrit aftësitë e zgjidhjes së problemeve.

Çaji i gjelbër

A e keni ditur se truri i njeriut përbëhet nga pothuajse 80 për qind ujë? Nuk kemi nevojë t’ju themi se tetë gota ujë në ditë janë thelbësore për funksionimin e organizmit tuaj. Ndërsa çaji i gjelbër mund të jetë një shtesë e përshtatshme – deri në tre gota në ditë. Ai, në fakt, e rrit vigjilencën mendore dhe e përmirëson kujtesën, ndërsa antioksidantët të cilët gjenden në të e zvogëlojnë rrezikun nga dementia.

Çokollata

Konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë e përmirëson aftësinë njohëse thonë ekspertët dhe shtojnë se flavonoidet (komponimet që gjenden në çokollatë) shkaktojë formimin e neuroneve të reja në tru, ndikojnë në formimin e kujtimeve të reja dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru.

intelegjencen Rrisin ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.