Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një lajm i mirë për prindërit, nis në Shqipëri projekti “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”

15:08 / August 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2021 08 03 12h38m59s388
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopsht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive.

Këshilli Bashkiak miratoi këtë të hënë dhe marrëveshjen e parë me Bankën Kombëtare Tregtare në kuadër të nismën “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, referuar praktikave më të suksesshme perëndimore.

Ky projekt pilot do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht do të sigurojë shtrimin e terrenit për ofrimin e një modeli alternativ të shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve, si dhe do të mundësojë një rishpërndarje të fluksit gjithnjë në rritje të kërkesave për regjistrimin e fëmijëve sistemin parashkollor publik.

Bashkia e Tiranës do të ofrojë mbështetjen e saj teknike për ndjekjen e të gjitha procedurave të hapjes së “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, përzgjedhjen e stafit, planifikimin dhe ngritjen e shërbimit të kujdesit dhe edukimit, si dhe monitorimin e aktivitetit të çerdheve dhe kopshteve pranë vendit të punës.

Ndërkaq, kompanitë dhe bizneset do të sigurojnë shërbimin parashkollor sipas të gjitha standardeve për fëmijët e stafit të tyre, duke marrë përsipër financimin e të gjitha kostot kapitale dhe çdo shpenzim tjetër financiar e operacional, nëpërmjet një kontrate të detajuar me Bashkinë Tiranë, që ka të bëjë me ndërtimin dhe pajisjen e godinës për “Çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës”, sipas standardeve të miratuara, deri te pagesat për ushqimin e fëmijëve dhe pagat e punonjësve të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë.

Edukimi dhe mirërritja e fëmijëve brenda standardeve të miratuara është një nga objektivat prioritarë të Bashkisë Tiranë. Kjo politikë ne nivel vendor synon shtrirjen dhe rritjen e infrastrukturës të arsimit parauniversitar dhe shërbimit në çerdhe në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe në përputhje të plotë me nevojat e grupeve të gjitha kategorive sociale dhe specifikisht atyre të margjinalizuara, në zbatim të standardeve kombëtare dhe ato europiane të miratuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.