Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Richard Grenell: Kosova gaboi që s’mori pjesë në “Ballkanin e Hapur”. Mbështes vizionin e Ramës

18:00 / August 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Richard Grenell rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vizitës në Serbi, ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

Në një intervistë për News24 Richard Grenell tregoi arsyen që e riktheu në Ballkan pasi la detyrën e lartë në administratën Trump. Grenell tha se po promovon investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik ne rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për të siguruar më shumë mundësi punësimi për brezin e ri.

“Vizioni i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, kishte të bënte me krijimin e vendeve të punës, me ekonominë, ideja ishte që rajoni i Ballkanit të ecte përpara. Ne kemi folur për politikën për dekada të tëra, por nuk kishte shumë progres kur ishim vetëm të ulur në tavolinë dhe diskutonim vetëm për politikë, kështu që ishte dëshira jonë që të përparonim ta shtynim më tej duke folur për zhvillimin ekonomik, duke folur për punësimin e rinisë, ja këtë kemi parë së fundmi, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike që bëri të mundur administrata Trump ishte shumë e frytshme. Por ajo që ne duam të shohim është vijimësia e atij investimi, ja prandaj jam këtu, nuk punoj më për qeverinë. Jam në sektorin privat, dhe ne jemi duke parë mundësitë për të krijuar një sektor privat për investimet e huaja në Ballkan. Këtu jemi për të parë projekte të ndryshme, për të kuptuar më mirë ke investitor duhet të sjellim për investimet e huaja”, tha Grenell.

Si një diplomat që kishte nën mbikëqyrje ecurinë e bisedimeve Kosovë-Serbi, Grenell komenton edhe vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Open Ballkan” siç është emërtuar Minishengeni Ballkanik. Për të vendimi i Albin Kurtit është thjesht i gabuar.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, tha Grenell.

Por vizionar quan Edi Ramën i cili ka treguar lidership në këtë iniciativë që sipas tij do të krijojë më shumë vende pune për shqiptarët e jo vetëm për gjithë Ballkanin.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht, se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.