Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arben Kraja paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri, zbulohet se çfarë po ndodh brenda SPAK-ut!

20:13 / August 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Kraja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja paralajmëroi të tjera goditje të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka regjistruar gjithsej 23 procedime për shkelje të barazisë në tendera, vetëm në 6 muajt e pare të këtij viti. Sipas kreut të këtij institucioni, Arben Kraja, 3 dosje i përkasin inceneratorëve në Tiranë, në Elbasan dhe Fier.

“Këtë gjashtëmujor janë 23 raste, procedime penale që kemi regjistruar për shkelje të barazisë në tendera. Në bazë të kallëzimeve të shtetasve të ndryshëm, në bazë të kallëzimeve të subjekteve të ndryshme apo në bazë të referimit të policisë gjyqësore. Janë tre procedime penale në hetim për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Vazhdojnë hetimet, po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për të arritur deri në fund. Për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe kush janë ata që kanë përgjegjësi…Do të ketë rezultate në kohën e duhur.”

Kreu i SPAK thotë se ka ardhur koha që të ndëshkohen personat që shkelin ligjin, bëjnë korrupsion apo që deri më tani kanë pasur mbështetje politike e që financoheshin nga anëtarë të lidhur me krimin e organizuar.

“Ka ardhur koha që personat e pandëshkueshëm për arsye të suportit politik apo financiar apo për arsye të përfshirjes në strukturat e krimit të organizuar, pra të rrezikshmërisë së tyre nuk janë ndëshkuar. Ka ardhur koha që të ndëshkohen. Pa dyshim, rast pas rasti”, tha ai për ABC news.

arben kraja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.