Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”.
Pas një konflikti G.D., dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes.
