Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë e Sarandë, arrestohen tre autorët e dyshuar

20:45 / August 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto unnamed1627762974 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona janë arrestuar nga policia sepse dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në disa fshatra të Vlorës e Sarandës.

Njëri prej tyre është identifikuar me inicialet S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat pasi dyshohet se në datën 27.07.2021,  ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Ndërsa një tjetër i identifikuar me inicialet I. S., 45 vjeç, banues në Përmet, dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si  autori i zjarrvënies  në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.