Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Nëse keni një makinë të tillë, mos e shisni

19:16 / March 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10449980 0 image a 48 1551435801235
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë vetë synojnë të blejnë makinë të re që të përmbushë standardet më të fundit të teknologjisë. Por, jo kushdo mund të përballojë një automjet me zero kilometra. Në qarkullim ka ende makina që janë 15-vjeçare, 20-vjeçare ndoshta dhe më shumë. Nëse keni në zotërim një automjet të viteve 2000, atëherë ndoshta duhet të konsideroni mundësinë mos ta shisni. Një automjet i tillë mund të ketë vlerë dhe ndoshta ju nuk e dini.

Një automjet që është 14 apo 18-vjeçar mund të jetë në syrin e koleksionuesve. Sipas një studimi të bërë në Angli, shumë persona kanë nostalgji për automjetet e para që kanë patur dhe kërkojnë t’i blejnë sërish apo t’i koleksionojnë. Sipas anketimeve të bëra në faqen “Honest John Classics”, ka rezultuar se në Britani të Madhe njerëzit po mbledhin para për të rregulluar automjetet e vjetra që kanë një moshë rreth 20-vjeçare. Janë disa modele të caktuara automjetesh me moshë të vjetër që po preferohen dhe ende janë në qarkullim. Të tilla janë Mini Cooper e prodhimit të viteve 2001-2007, Rover 75 1999-2005, MG TF 2002-2005, Toyota MR2 2002-2006, Jaguar XJ 2003-2009, Ford Focus 1998-2004, Mazda MX-5 1998-2005, MG ZR 2001-2005, Citroen Saxo VTR/VTS 2001-2005, BMË Serie 5 E39 1996-2003.

Ata që disponojnë makina të tilla kanë filluar t’i mirëmbajnë duke u ndërruar pjesë, kryesisht katalizatorin për t’iu përshtatur normave të ndotjes, sikurse po ndodh në Britani të Madhe. Një pjesë tjetër po kërkojnë të blejnë modele të tilla për shkak të nostalgjisë, pasi dikur kanë patur një automjet të tillë. 

angli Honest John Classics Makine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

“Q7” shoshë nga plumbat, atentat në Lezhë, ekz*kutohet çifti brenda makinës

15:38 / April 26, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.