Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga 10 gushti mund të kërkohet konvertimi i patentave shqiptare në italiane

10:54 / August 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patentat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I shumë pritur prej dhjetorit 2019 kur skadoi marrëveshja në fuqi, i paralajmëruar prej muajsh nga ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, konvertimi i patentave shqiptare në italiane po bëhet realitet.

Më në fund, më 3 gusht, Ministria italiane e transporteve ka nxjerrë qarkore zbatuese me të cilën lajmëron zyrat periferike të Motorizimit Civil se nga 12 korriku është në fuqi marrëveshja dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në italiane dhe jep udhëzime rreth zbatimit të marrëveshjes duke filluar nga 10 gushti, date nga e cila mund të pranojnë kërkesat e të interesuarve për konvertime.

Në qarkore nënvizohen disa kritere bazë të marrëveshjes së konvertimit të patentave.

Theksohet që “nuk është e mundur të pranohen kërkesa për konvertimin e patentave shqiptare të marra pas vendosjes së residences në Itali”; që “mbajtësi i patentës shqiptare mund të kërkojë konvertimin e saj vetëm në rast se nuk ka mbushur 4 vjet residence në Itali e nëse patenta shqiptare nuk është e skaduar”.

Vonesa 4 javore mes hyrjes në fuqi (12 korrik) dhe dates efektive të pranimit të kërkesave të konvertimit (10 gusht)justifikohet me faktin që ende pa u vënë në zbatim, “është konsideruar i nevojshëm përditësimi i marrëveshjes në fjalë lidhur me shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve qendrore kompetente për patenta të veçanta kur lindin dyshime në lidhje me vlefshmërinë, vërtetësinë dhe të dhënat e tyre, siç parashikohet nga neni 8 i së njëjtës Marrëveshje”.

E për të shmangur problem të mëtejshme për të interesuarit që mund të rrjedhin nga kjo vonesë, në qarkore shkruhet shprehimisht që do të pranohen kërkesat e konvertimit për “patentat shqiptare me date skadence në intervalin kohor 12 korrik – 10 gusht, apo kur në të njëjtin interval kohor mbushen 4 vjet nga marrja e residences në Itali” me kusht që kërkesat të paraqiten deri më 31 tetor 2021./ Diaspora Shqiptare

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.