Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja bën me dije se me porosi direkte të Presidentit të FIA, Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes përfaqësuesve të DPSHTRR kryesuar nga Blendi Gonxhja dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit,Taulant Balla!
AUTO MOTO PARK, do të presë aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!
“Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit
sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta! Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor!”, shkruan Kryebashkiaku Llatja. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!




