Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e djeshme në Itali.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në Massa Lombarda ku një 41-vjeçar italian ka qëlluar me armë ndaj shqiptarit.
Autoritetet bënë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit italian nën akuzën e tentativës së vrasjes.
Pasi u plagos, shqiptari u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Cesena ku iu nënshtrua një ndërhyrje në këmbë.
Sipas mediave italiane, nuk dihet ende shkaku i kësaj plagosje teksa autoritetet po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.




