Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Një libër i ri për bibliotekën pedagogjike- “Me nxënësit, për nxënësit – rrëfime pedagogjike”

08:00 / August 5, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir gjestila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Zenel Sina- Bibliotekës pedagogjike, dhe jo vetëm asaj, i shtohet një libër me vlerë. Libri “Me nxënësit, për nxënësit – rrëfime pedagogjike” vjen në bibliotekën pedagogjike në formën e tregimeve të shkurtëra, edhe si reflesione të një ditari të shkruar ndër vite sipas impresioneve të çastit në kohën, vitin dhe klasën ku mësuesi ka dhënë mësim. Është një libër me vlerë edhe për qasjen origjinale e tërheqëse, por, për më shumë, për mesazhet e qarta që përçon te lexuesi në përgjithësi e në veçanti për mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

230182545 918236908763713 5472955834451883459 n

Ky orgjinalitet, ky shpengim, tërësia e gjithë elementeve letrarë që organizojnë rrëfimin, që herë – herë përcillen edhe me nuancat e një monologu për të shprehur kënaqësitë për rezultatet e punës, për të ndarë dilemat, vështirësitë, për të shprehur pendesat dhe për të qortuar veten kur nxiton, e bëjnë librin të pëcjellë emocione të fuqishme dhe të lexohet më kërshëri.
Autori dallohet për sinqeritetin në shkrimet e tij, thjeshtësinë dhe gjuhën e pastër letrare, për figuracionin dhe gjetjen e lejtmotivit përshkues në copat e rrëfimeve të tij. Personazhet janë nxënësit e tij, diku kokëqethur dhe të veshur varfërisht dhe diku të veshur e të ushqyer mirë, diku në një fshat dhe diku tjetër në mes të kryeqytetit, po që kudo dhe kurdoherë sytë e tyre vezullojnë nga dashuria dhe respekti për mësuesin e tyre që di të njohë botën fëminore e të bëhet pjesë e saj.
Si personazhe të rrëfimeve pedagogjike te libri “Me nxënësit, për nxënësit” e gjejnë veten edhe kolegët, edhe drejtuesit, edhe prindërit, edhe shoferët, edhe pastruesit, guzhinierët… njerëz realë që kanë punuar apo që janë përfshirë në ato momente në ngjarjen që është hedhur në shënimet e ditarit të autorit.
Çdo mësues që e lexon librin, me siguri që do të gjejë veten e tij në këto rrëfimet pedagogjike. Kjo është vlerë për librin, pasi del nga korniza e një ditari të thjeshtë personal me kujtime të një mësuesi dhe prezanton fisnikërinë, përkushtimin, ndjeshmërinë e mësuesit profesionist dhe të shkrimtarit, të poetit e të fabulistit. Por duhet të theksohet se përtej subjektit të rrëfimit të ngjarjeve, kujtimeve, impresioneve profesionale dhe humane e rëndësishme është përcjellja e mesazheve nëpërmjet tyre.
Gjithë mësuesit, ata të arsimit fillor në veçanti, por sidomos mësuesit e rinj, duke e lexuar librin kuptojnë se rritja profesionale është një proces i gjatë që, me kalimin e viteve, zhvillohet duke u përballur me sfida nga më të ndryshmet dhe me situata problemore nga më të papriturat.
Libri na lë të kuptojë se mësuesi vërtet është një profesionist që organizon dhe zhvillon procesin e të mësuarit, po njëkohësisht del se nxënësi qenka mësuesi dhe instruktori më autentik për mësuesin. Nxënësi qenka orientuesi më i qartë i rrugës së zhvillimit të vërtetë profesional të mësuesit. Autori i përmbahet paradigmës bashkëkohore se mësuesi duhet të mbetet një nxënës i përjetshëm.
Nëpërmjet rrëfenjava, Gjestila na prezanton edhe cilësitë e një mësuesi të sukseshëm e që lëviz tok me kohën. Me situatat, dialogjet, reflektimet dhe qëndrimet e tij, autori na tërheq për të eksploruar e ndriçuar labirinthet e fshehta të profesionit të mësuesit. Në këtë plan, autori kalon kufijtë pedagogjikë dhe hyn në fushën psikosociale të procesit mësimor. Kjo fushë është shumë e prekshme, thuajse në shumicën e rrëfimeve. Përshkrimi dhe zbërthimi i karaktereve të personazheve, guximi për të ndërhyrë në botën e tyre, në përvojat jetësore, në marrëdhëniet kulturore… e dëshmojnë qartë këtë qasje të autorit.
Natyrisht, qenia shkrimtar dhe fabulist i spikatur i ka mundësuar autorit përdorimin me finesë e mençuri të batutës, humorit dhe frazologjisë popullore.
Padyshim, libri “Me nxënësit, për nxënësit – rrëfime pedagogjike” i shkrimtarit Fatmir Gjestila është një mundësi për të reflektuar dhe frymëzuar mësuesit në punën e tyre të përditshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protestuesit i vënë zjarrin godinës së Komisariatit nr. 2, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”

21:42 / October 14, 2026

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.