Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Shpallja non grata nga SHBA është politike, kam bërë padinë

12:13 / August 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp tha se ka ngritur padi për shpifje në gjykatën e Parisit përsa i përket shpalljes non grata nga SHBA-ja.

Ai e konsideron këtë një vendim politik, me lobim të Edi Ramës dhe Sorosit.

“Kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin universal se nuk ka mburojë nga imuniteti për rastin e shpifjes.

Padia bazohet edhe te parimi se shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi.

Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken, që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate, çdo fakt, provë apo dokument kundër meje apo familjarëve të mi.

Kjo është hera e parë në jetën time që i drejtohem një gjykate. Kurrë nuk e kisha menduar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit të një vendi që e admiroj kaq shumë.

Unë dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes dhe të gjithë shqiptarëve që i kam përfaqësuar. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor.

Me këtë padi kërkoj transparencë të plotë përpara shqiptarëve dhe miqve të mi të shumtë në Shqipëri dhe botë dhe të provoj se është një vendim pa asnjë bazë.

Karakterin politik të këtij vendimi e provon fakti se pavarësisht çdo kërkese për të bërë publike faktet dhe provat, nuk është paraqitur asnjë e tillë, për shkakun e vetëm se asnjë e tillë nuk ekziston,” tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestat një e DREJTË, dhuna është KRIM”, tjetër reagim nga Rama: Gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve

10:36 / October 19, 2026

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.