Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Komisariati Dixhital” ‘djeg’ drejtuesit e mjeteve, qytetarët kanë mundësinë të jenë ‘syri i policisë’

16:47 / August 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 610e9b9fce53b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes njoftimit zyrtar, Policia Rrugore bën me dije se 31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave.

432 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara dhe shkelje të tjera.

22 drejtues automjetesh janë proceduar për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit publik, kurse 46 drejtues të tjerë automjetesh janë proceduar për parakalime të gabuara. 19 drejtues automjetesh janë proceduar për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie, ndërsa 191 drejtues automjetesh janë proceduar për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor

Njoftimi i policisë Tiranë

Krahas telefonatave të shumta që adresohen çdo ditë në numrin e emergjencave 112, shumë qytetarë kanë zgjedhur të denoncojnë veprimtari të paligjshme në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, nëpërmjet të cilit tashmë janë në gjendje të kontrollojnë edhe reagimin e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit, për njoftimet e adresuara nëpërmjet këtij aplikacioni. Rrugorët e kryeqytetit kanë monitoruar me kujdes dhe profesionalizëm maksimal të gjitha njoftimet e adresuara nga qytetarët, një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara etj.  

Shumica e njoftimeve janë mbi informalitetin në fushën e transportit publik, kryesisht në zonat periferike të kryeqytetit apo rrugë në të cilat prezenca fizike e Policisë është më e reduktuar. Falë aplikacionit, qytetarët kanë mundësinë që të jenë “Syri i Policisë” edhe në zonat më të largëta. Falë njoftimeve të sakta të adresuara në Komisariatin Dixhital, rrugorët e kryeqytetit këtë javë kanë mundur të identifikojnë në kohë dhe të procedojnë administrativisht 432 drejtues mjetesh, konkretisht:

31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave;

22 drejtues automjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)

123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit publik;

46 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

19 drejtues automjetesh për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie;

191 drejtues automjetesh për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, si rezultat i denoncimeve të qytetarëve në Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 1994 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.