Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga festa në Korçë

21:19 / August 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RASshIOpBKFxxve 800x450 noPad 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis peticioni për largimin e Bregoviçit nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë

Një peticion kundër këngëtarit serb Goran Breviq ka nisur të nënshkruhet online. Qëllimi i këtij peticioni është të anulohet përformimi i Bregoviçit në ‘Festën e Birrës’, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korçës.

Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90’ta, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.

Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviçit.

“…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”, thuhet në peticion.

Gazeta Express ka kontaktuar dje Bashkinë e Korcës dhe këta të fundit kanë thënë se kjo cështje është e mbyllu; Bregoviç do të përformojë në “Festën e Birrës”.

“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviç nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa reperi Capital T nga Kosova dhe “Birra e Pejës” tashmë janë tërhequr nga ky evend që do të mbahet nga data 18 deri më 22 gusht./Express/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.