Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pastruan më shumë se gjysmë milioni euro në Shqipëri, dënohen me 20 vite burg 2 norvegjezët. Ja si e ngritën skemën

14:15 / August 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shtetas norvegjezë Joo Nilsen dhe Ove Johansen, janë cilësuar fajtor nga drejtësia shqiptare dhe janë dënuar me nga 10 vite burgim secili, për akuzën e pastrimit të parave.
Sipas gjykatës, nëpërmjet një kompanie fiktive që hapën ne vendin tonë, dy të pandehurit pastruan më shumë se gjysmë milioni euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi.

Në vendimin e gjykatës të zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e cila u themelua në nëntor të 2015 në Norvegji me kapital themeltar 3270 euro, i shiti 90 për qind të aksioneve të pandehurve Ove Johansen përkundrejt një vlere prej 2700 eurosh. Hetimet zbuluan se dy muaj më vonë, Johanson i shiti bashkëpunëtorit të tij, Joo Nilsen 40 për qind të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës 600 mijë euro.

“Rezulton që gjatë kësaj kohe në shoqëri nuk është investuar asnjë aset që të ndikonte në rritjen e vlerës së aksioneve me rreth 500 herë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në 2016, Joo Nilsen themeloi në Shqipëri kompaninë “Asia Capital Group” sh.p.k, me objekt, dizenjimin, projektimin, zbatimin e projekteve të ndryshme inxhinierike.
Nëpërmjet llogarive bankare të kompanive, dy norvegjezët transferuan nga Filipinet drejt Shqipërisë, shumën prej 600 mijë eurosh.
“Paratë janë transferuar në Shqipërisë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të tyre dhe më pas investimin e tyre në veprimtari të ligjshme ekonomike dhe financiare”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Si argument shtesë, për fajësinë e të pandehurve, gjykata thekson faktin se dy të pandehurit kanë rekorde të mëparshme kriminale.
“Nga kërkimi i të dhënave në regjistrin elektronik të veprave penale në policinë norvegjeze, për shtetasin Ove Johansen, rezultojnë 22 gjetje për çështje të filluara ndaj këtij personi për vepra penale të ndryshme të krimit ekonomik, si mënjanim taksash, evazion fiskal, mungesë vetë-deklarimi, mashtrim i rëndë, kontabilitet i pasaktë, për vepra penale në fushën e falimentimit etj. Nga dëshmia e penalitetit ky shtetas rezulton i dënuar disa herë për vepra penale të krimit ekonomik”, theksohet në vendim.

Ai rezulton i dënuar edhe në Kosovë. “Nga dokumentacioni i dërguar nga Republika e Kosovës, rezulton se i pandehuri Ove Johansen është i dënuar për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit” nga Gjykata e Prishtinës, me dy vjet burg dhe pagesë të dëmit në vlerën prej 300.000 eurosh. Ai është akuzuar se në vitin 2003 ka përvetësuar shumën prej 300.000 eurosh nga kompania shtetërore e Postës dhe Telekomunikacionit në Kosovë”, arsyeton gjykata.

Ndërkohë për Joo Nilsen ka rezultuar se: “Nga kërkimi i të dhënave në regjistrin elektronik të veprave penale në policinë norvegjeze për të pandehurin Joo Borge Nilsen rezultuan 4 gjetje për çështje të filluara ndaj këtij personi për vepra penale të ndryshme të krimit ekonomik. Për dy çështje penale ky shtetas është dënuar me gjobë për shkelje të ligjit të kontabilitetit. Për një çështje penale për të cilën ky shtetas dyshohej për “mashtrim të rëndë”, çështja është pushuar për shkak të mungesës së kapacitetit për shqyrtimin e çështjes”.

Dy të pandehurit e kanë ankimuar vendimin dhe në vjeshtë, çështja pritet të shqyrtohet në gjykatën e apelit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

11:20 / September 15, 2026

Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

10:21 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton masën e arrestit për Veliajn

10:14 / September 15, 2026

Dosja “Revanshi”, GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, mes tyre Durim Bami

10:08 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.