Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

47-vjeçari arrestohet se i vendosi zjarrin malit të Gjallicës, në banesë i gjendet armë e municion luftarak

16:34 / August 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditësh vendi ndodhet në luftë me flakët për shkak të vatrave të përhapura në zona të ndryshme.

Këtë të dielë Policia e Kukësit ka arrestuar 47-vjeçarin E.O., pasi nga pakujdesia i ka vënë zjarrin malit të Gjallicës.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Informacion- I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin ku kishte rënë zjarr dhe pas disa orësh duke punuar  me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas  shuarjen e tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. O.,  47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë  e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.