Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, ka shprehur pendesë për reklamimin e një produkti në rrjetet sociale.
Dhe bëhet fjalë pikërisht për makinat Citroen. Ai thotë se para se të reklamojmë një produkt duhet të jemi të sigurtë për cilësinë e tij.
Dhe nëpërmjet një story në Instagram, Veleshnja i është kthyer kundër firmës së automjeteve franceze, Citroen, duke i quajtur makinat më difektoze që ekzistojnë.
“Bëjmë dhe gabime prandaj duhet të jemi vetë të sigurtë përpara se të reklamojmë një produkt. Ju kërkoj ndjesë nëse jeni ndikuar sado pak nga spoti im për Citroen-in në Shqipëri. Janë makinat më difektoze që mund të kem parë ndonjëherë. E provova vetë mbi kurriz dhe e ktheva dy herë. Jo 1 po 2 matrapaza që nga Franca e deri këtu. Njerëzit e kanë me gjak lekun, jo me hile, mos i merrni në qafë njerëzit,” shkruan ai.

