Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kishte dalë për gjah nga liqeni dhe vrau një sorkadhe, gjykata e Tiranës shpall fajtor 68-vjeçarin

17:54 / August 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1614720765 policianaten1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor një 68 vjeçar i cili kishte dalë për gjah në zonën e Liqenit duke vrarë një sorkadhe që përdorej për zbukurim nga një lokal aty pranë.

Burime për TCh pohuan se vendimi u dha nga gjyqtarja Rexhina Merlika që konsideroi se shtetasi G.B. duke qëlluar me çifte në zonën e Liqenit kishte prishur qetësinë dhe kishte vjedhur pasurinë e shtetasit A.L. që ishte as më pak dhe as më shumë sorkadhja e vrarë.

Gjykata vlerësoi se ndonëse mori parasysh ndjesën e të akuzuarit dhe njëherazi edhe kërkesën e tij për mëshirë, në përfundim e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me tetë muaj burgim si dhe e ngarkoi që të paguajë shpenzimet gjyqësore me vlerë prej 3 mijë lekë.

Fashikulli i prokurorit jep detaje të ngjarjes së rrallë, të një të akuzuari i cili pranon se kishte për gjueti pranë liqenit artificial me qëllimin për të vrarë zogj.

” Rezultoi e provuar se: Në datën 22.12.2020 në Komisariatin e Policisë nr.1 është marrë njoftim se në ambjentet e lokal “F. ” dhe pikërisht afër rrethimit ku qëndron një sorkadhe zbukuruese, qëndronte një person me një armë gjahu në dorë.
Një patrulle policie është afruar në vendngjarje dhe ka konstatuar një person i cili mbante në një thes një kafshë të ngordhur dhe në një thes tjetër një armë gjuetie të markes “Saint-Etiene” me numër serie 08358. Pas komunikimit ky shtetas është prezantuar si shtetasi G.B. Policia Gjyqësore ka kqyrur vendngjarjen ku në pemët e vendngjarjes u gjendën njolla si ato të gjakut.

Menaxheri i lokal “F.” shpjegon se sorkadhja është pronë e lokalit prej 4 vjetësh dhe atë e mbanin në ambjentet e lokalit të tyre për zbukurim.

Është pyetur shtetasi nën akuzë, i cili shpjegoi se në afërsi të liqenit artificial ka vënë re një shpend të llojit “Bajze” dhe ka qëlluar drejt saj me armë zjarri. Më pas ka vënë re një sorkadhe, për të cilën kujtoi se ishte ai autori i goditjes pa dashje të saj, dhe e mori. Ai është shprehur i penduar dhe se deshiron të dëmshpërblejë lokalin e dëmtuar.” nënvizon prokurori i çështjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dosja “Revanshi”, GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, mes tyre Durim Bami

10:08 / September 15, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Fishek dhe një letër kërcënuese/ Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

12:59 / September 13, 2026

Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë

12:26 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.