Presidenti i Republikës Ilir Meta është nisur në mesnatë drejt Kalimashit për shkak të situatës kritike të zjarreve.
Meta njofton se tuneli i Kalimashit tashmë është i kalueshëm falë ndërhyrjes se shërbimeve zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës, ndërsa bën me dije se vazhdon ende puna për të mbrojtur tunelin nga flakët.
“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, bën me dije Meta.
