Është zbardhur një plagosje me sende të forta që ndodhi më 6 gusht në Orikum. Policia ka vënë në pranga tre të rinj të shpallur në kërkim si autorë për plagosjen me dashje të një 44-vjeçari.
Të arrestuarit janë D. H., 22 vjeç, D. I., 23 vjeç dhe K. P., 24 vjeç, të tre banues në Orikum.
Dyshohet se të rinjtë gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditën më 6 gusht me sende të forta e me grushte 44-vjeçarin H. H. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
