Policia e Lezhës bën të ditur se një grua është tashmë në hetim pasi nga pakujdesia ka djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota.
Gruaja nga Ishull Lezhë kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë dhe flakët u përhapën më pas.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, proceduan penalisht shtetasen Z. T., banuese në Ishull Shëngjin. Kjo shtetase ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota”, thotë policia.
