Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gati gjysma e të rinjve 15-24 vjeç punojnë në fshat

14:33 / August 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshat11
Russia, Ivanovo Oblast, Golden Ring, Plyos of Volga River
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bujqësia është sektori me produktivitetin më të ulët në ekonomi, por vitet e fundit, pesha e të rinjve të punësuar në këtë sektor ka ardhur në rritje.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2019, rreth 46% e të punësuarve në grupmoshën 15-24 vjeç ishin në sektorin bujqësor. Pesha e bujqësisë në punësimin e të rinjve gjatë një viti u rrit me 5.2 pikë përqindje, ndërsa në raport me vitin 2016 u rrit me rreth 9 pikë përqindje.

Në të kundërt, punësimi i të rinjve në sektorët me produktivitet më të lartë ra. Në sektorin e shërbimeve ishin të aktivizuar 40% e të rinjve të punësuar me një rënie 4.4 pikë për qind në raport me vitin 2018 dhe mbi 2 pikë për qind në raport me vitin 2016.

Sektori i industrisë kontribuoi me 11.5% në punësimin total te të rinjve 15-24 vjeç, me një rënie të lehtë, 0.3 pikë për qind në raport me vitin 2018.

Në sektorin e ndërtimit punuan vetëm 3.9% e totalit të punësuarve, me një rënie 0.5 pikë për qind në raport me 2018 dhe 2.8 pikë për qind në raport me vitin 2016. Edhe pse sektori i ndërtimit u rrit me ritme të shpejta në këto katër vitet e fundit, ai nuk është bërë tërheqës për të rinjtë.

Edhe pse sektori i bujqësisë është kontribuuesi kryesor në punësim dhe në PBB në statistika zyrtare, ka produktivitetin më të ulët në Rajon dhe me gjerë, përderisa importet e produkteve ushqimore më 2020 ishin ati 3 herë më të larta se eksportet e sektorit.

Me gjithë zgjerimin e eksporteve, bujqësia vijon të jetë sektori më pak produktiv i ekonomisë, kurse rritja e të ardhurave nga shitjet po shkon më shumë te zinxhirët e furnizimit se sa te prodhuesit. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në bujqësi ishte rreth 32 mijë lekë, ose 40% më e ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Sipas një studimi të Programit Botëror të Ushqimit (FAO), shumica e fermave në vend, ato me sipërfaqe 1 hektar, rezultojnë me humbje dhe prodhojnë vetëm për vetëkonsum.

Ekonomia e Shqipërisë dominohet nga bujqësia e cila edhe pse me zhvillim primitiv, e pa-mekanizuar, e copëzuar dhe mungesë të lartë produktiviteti zuri 19.3 për qind të totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020, ndërsa në Europë sektori i bujqësisë zuri vetëm 1,3 për qind të totalit të PBB-së, sipas te dhënave të Eurostat.

Pavarësisht zhvillimeve kaotike në sektorin e bujqësisë prej copëzimit të lartë të tokës dhe mungesës së financimeve, sektori shihet me potencial për rritjen e eksporteve. Klima e favorshme, përvoja në kultivim dhe rritja e kërkesës së jashtme i kanë vënë në një trend të qëndrueshëm shitjet. Vitin e kaluar, eksporti i zarzavateve të freskëta që dominohen nga domatet dhe kastravecët, arriti në 8,8 miliardë lekë, ose 72 milionë euro me një rritje vjetore 13.3%./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.