Një 35-vjeçar në Durrës teksa vendoste një ndriçues në një shtyllë ka rënë nga lartësia.
Policia njofton se shtetasi E.M. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
