Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga kokaina te vjedhja e hidrosanitareve, nëntë të arrestuar në Durrës

08:57 / August 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder arrestohet 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit bën të ditur se nëntë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, që nga kokaina në makinë tek vjedhja e hidrosanitareve e dhunë në familje.

NJOFTIMI

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen dhe ndalimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme me vete, kanë ndaluar në lagjen nr.1, Durrës, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. O. Gjatë kontrollit në ketë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 25 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, pas ndalimit të mjetit tip “BMë”, që drejtohej nga ky shtetas, gjatë kontrollit të ushtruar në të u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. Z., 37 vjeç dhe G. Ll., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.18, Durrës, u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa pajisje hidrosanitare në banesën e shtetasit A. N.;

F. V., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi në Karpen, Shijak, duke punuar roje në një fabrikë private, ka vjedhur naftën e mjeteve që kishte në ruajtje;

L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe vajzës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. C., 28 vjeç dhe F. M., 50 vjeç, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S. K., 28 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.