Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I riu me Audi “fluturon” në autostradë me patentë false (VIDEO)

16:44 / August 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
audi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit është proceduar penalisht krahas gjobës, një 21-vjeçar që lëvizte shumë shpejt me një audi, ndërkohë që mbante me vete patentë të falsifikuar.

Policia gjithashtu ka bërë bilancin sa i takon gjobave dhe masave të tjera të marra. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1666 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i plotë

Masat e shtuara nga Policia Rrugore, duke filluar me monitorimin e akseve rrugore nacionale, me radarë, patrullimet me makina të paloguara, përdorimi i dronëve, kamerave, aparateve fotografike dhe alkooltestuesve, po evidentojnë përditë shkelje të shumta si: drejtim mjeti me  shpejtësi deri 2 herë më shumë se norma e lejuar, drejtues mjetesh që drejtojnë mjetet në ndikimin e alkoolit e më keq akoma në gjendje të dehur, në masa të mëdha të përdorimit të alkoolit, drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim në sens të kundërt, tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative, shkelje semafori, gara shpejtësie e shumë shkelje të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi K. M., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi 167 km/h. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatëse, duke përdorur një patentë të falsifikuar. Ky drejtues mjeti është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar me masë administrative.

Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, gjatë monitorimit me radar nga Policia Rrugore e Tiranë është konstatuar mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte me shpejtësi 165 km/h. Ky drejtues mjeti është ndëshkuar me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Po nga Policia Rrugore e Tiranës, gjatë kontrolleve parandaluese, në bulevardin “Zhan D’ark”, është konstatuar shtetasi Xh. N., 21 vjeç, që drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurisë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, 21-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Ky drejtues mjeti u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1666 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.