Gjermania miratoi të premten projektin e ndërtimit të një hekurudhe dhe tuneli rrugor prej 8 miliardë dollarësh, që lidh Danimarkën me Gjermaninë. Por ky porjekt ka sjellë debate, pasi dëmtohet mjedisi.
Linja 19 kilometra e gjatë e Fehmarnbelt, që lidh ishullin danez të Lollandit në ishullin e Fehmarn në anën gjermane, është planifikuar të përfundojë në vitin 2024, por është vonuar nga protestat mjedisore në Gjermani.
Fehmarn tashmë është lidhur me rrugë në kontinentin gjerman dhe lidhja e re do të përshpejtojë shumë rrugët dhe lidhjet hekurudhore nga qytetet gjermane të Hamburgut, Bremenit dhe Hanoverit në kryeqytetin danez, Kopenhagen dhe qytetin suedez të Malmos.
Projekti, me çmim 52.6 miliardë korona daneze (8.1 miliardë dollarë), përfshin një autostradë me katër korsi dhe një hekurudhë me dy pista, ndërsa është edhe një pjesë e financuar nga Bashkimi Evropian. Kompania prapa projektit, Femern A / S, ka 14 ditë për të shqyrtuar miratimin nga ministria e transportit të shtetit gjerman Schlesëig-Holstein para se të nënshkruhet kontrata.