Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Si e ndikoi pandemia tregun e punës, gjysma e kompanive do vazhojnë të punojnë online

08:25 / August 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
work online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 23% e kompanive të anketuara nga Këshilli i Investimeve deklaruan se zgjodhën punën online nga shtëpia për punonjësit e tyre, në momentin që filloi pandemia dhe ishte e pamundur paraqitja në punë.

Puna online është shfrytëzuar në masë më të madhe nga sektori i Shërbimeve, me gati 29% të tyre dhe turizmi, me 25%. Ndërtimi, industria dhe bujqësia, për vetë natyrën e aktivitetit të tyre e kanë pasur të pamundur që të shfrytëzojnë lehtësitë që krijon teknologjia.

Puna nga shtëpia duket se ka rezultuar si një zgjidhje eficiente, pasi një pjesë e madhe e kompanive që e praktikuan mendojnë që të vazhdojnë edhe pas pandemisë. Sipas anketimit, nga 23% e kompanive që shfrytëzuan punën online, më shumë se gjysma deklarojnë se do ta shfrytëzojnë këtë alternativë edhe në ardhmen.

Turizmi ka vuajtur më shumë heqjen nga puna

Sipas anketimit, 39% e të anketuarve nuk morën asnjë masë për adresimin e pamundësisë për t’u paraqitur në punë; shifrat janë të ngjashme me përgjigjet e të anketuarve të një viti më parë. 13% dhanë lejen vjetore, 25% deklaruan se i hoqën nga puna dhe 23 punuan online.

Turizmi ka vuajtur më shumë heqjen nga puna, me 44% të të anketuarve në këtë sektor, që zgjodhën këtë alternativë. Vështirësi ka pasur edhe bujqësia, me 30% që u përgjigjën se i kishin hequr punonjësit nga puna, ndërsa më të qëndrueshme ishin tregtia dhe ndërtimi.

55% e të anketuarve deklarojnë se kanë përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë aplikuar pas pandemisë COVID-19;

Sektorët që kanë përfituar më shumë janë sektori i Ndërtimit, Tregtia, Industria dhe Turizmi.

Pagat e luftës ka qënë instrumenti më i përfituar nga kompanitë e anketuara, në të gjithë sektorët e ekonomisë;

Industria dhe Ndërtimi kanë shfrytëzuar më shumë Garancinë Sovrane, ndërsa turizmi është sektori që ka përfituar më shumë nga Skemat e punësimit.

Anketa

Sekretariati i Këshillit të Investimeve në prill 2021 zhvilloi një anketë për të vlerësuar ndikimin e Covid-19 në ecurinë e aktivitetit të bizneseve. Kjo është anketa e dytë e kryer një vit më pas fillimit të pandemisë.

Anketimi i parë “Vlerësim i impaktit të pandemisë COVID-19 mbi biznesin në Shqipëri” I, një iniciativë e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, u ndërmor në Prill-Maj 2020 me synimin për të mbledhur evidenca në lidhje me efektet e mundshme të pandemisë COVID-19 mbi biznesin dhe aktivitetin e tij.

Pas 1 viti, Sekretariati ndërmori një anketim të ngjashëm (70% e pyetjeve të njëjta) për të vlerësuar sfidat e biznesit dhe efektet reale të pandemisë COVID19. 427 kompani i’u përgjigjen një pyetësori online. Në anketën e dytë të këtij viti, 89% e kompanive, kanë konfirmuar efektin negativ/shumë negativ të pandemisë në aktivitetin e tyre, ndërsa 65% e të anketuarve deklaruan ulje më shumë se 20% të të ardhurave./ Monitor

dd
d1
d2 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.