Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunon familjarët dhe mbante drogë në shtëpi, në praga 46-vjeçari

10:18 / August 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kurbin 7455
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 46-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Gjatë kontrollit të shtëpisë bëhet ditur se policia gjeti dhe lëndë narkotike kanabis sativa.

“Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa”, thotë policia.

Sakaq, janë arrestuar të tjerë persona për të tjera vepra penale.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasit: E. M., banues në Lezhë dhe N. L.,banues në Grudë, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: N. H., 27 vjeç, banues në Lezhë dhe P. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.