Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Eklipsi”/ Kokainë dhe kanabis në Dibër, katër të arrestuar

10:26 / August 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia diber 1024x576 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës ka përfunduar pas një hetimi tremujor operacionin “Eklipsi”, ku ka sekuestruar kokainë e kanabis duke vënë në pranga katër persona.

Katër personat janë arrestuar në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis sativa që do shpërndahej në doza. Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.

NJOFTIMI

Finalizohet pas një hetimi tremujor, operacioni policor i koduar “Eklipsi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Shpërndanin doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të qarkut Dibër, vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit u sekuestruan kokainë, cannabis sativa, 2 automjete dhe 8 aparate celular.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mbledhura se një grup personash posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër regjistruan në Prokurori, procedimin penal për dokumentimin me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Pas një hetimi të mirëfilltë tremujor, bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Eklipsi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. K., 21 vjeç, E. N., 24 vjeç, E. Sh., 40 vjeç dhe K. K., 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.

Gjithashtu u shpall në kërkim policor shtetasi T. T., 23 vjeç.

Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis sativa që do shpërndahej në doza. Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.