Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociatat për strehimin e afganëve në Shqipëri/ Ish-ministri i Ramës zbulon prapaskenat

09:49 / August 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama qeveria 1 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmeve se Shqipëria është në negociata për të strehuar shtetas afganë, kanë nisur edhe reagimet.

Ish-ministri i LSI në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka deklaruar se Qeveria Shqiptare do ta pranojë këtë kërkesë të Amerikës por jo për humanizëm, po për politikë.

Sipas Manjanit, Rama për të mbajtur pushtetin do t’u hapë dyert afganëve.

“Amerika që ka shpenzuar 2.261 trilion dollarë për luftë kundër talebanëve dhe ku humbi rreth 180 000 njerëz atje, nuk paska sot një vendstrehim të përkohshëm në një shtet kufitar me Afganistanin për të strehuar bashkëpunëtorët e saj?!

E meqë nuk ka atje, REUTERS thotë se Amerika po kërkon vend në Shqipëri.

Nuk paska Amerika një shtet aleat më të kamur që ta ndihmonte më mirë në këtë përpjekje, por Shqipëria e Kosova i paskan mbetur?!

Shumë çudi!

Jam i bindur që qeveria jonë do ta pranojë strehimin e përkohshëm të tyre, jo për humanizëm, por për politikë.

Dmth për këto deklarimet qesim që këput zonia Kim e ndonjëherë edhe zoti Palmer”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, është komode të sundosh në vendin tënd me deklarata nga të huajt dhe aq më tepër në një shoqëri që vijon të jetojë me lajmet e faqes 4 të Zërit të Popullit.

“Të paktën t’ia kishin dhënë shansin shqiptarëve që të shprehnin humanizmin edhe në këtë rast!

Shqiptarët pranojnë të hapin dyert e shtetit të tyre pa asnjë paragjykim, por qeveria i keqpërfaqëson.

I prezanton ata shumë cheap!!!

Nejse, prap një gjë nuk e kuptoj:

tek i vënë në avionë për t’i nxjerrë nga Afganistani, përse nuk i çojnë direkt në Amerikë?! Atje i kanë shumë kollaj ti pajisin me dokumentacion dhe me shumë më pak shpenzime i

trajtojnë edhe me dinjitet.

Apo eficensë Amerikane…”, shkruan më tej Manjani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.