Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pisonero: Liderët të mbajnë zotimin e samitit të Sofjes: Të përfshihen 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

10:36 / August 13, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pisonero
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Evropian mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, por kërkon përfshirjen e të gjashtë vendeve të rajonit në tregun e përbashkët rajonal.

Në një intervistë për Klementina Cenkollarin në MCN, zëdhënësja e Komisionit Ana Pisonero thotë se liderët e rajonit duhet të mbajnë zotimin e marrë në samitin e Sofjes për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.

E pyetur mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se rajoni nuk do të presë më BE për integrimin, ajo tha se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është thelbësor në rrugën drejt integrimit.

Klementina Cenkollari: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë bere bashke në projektin e Ballkanit të Hapur. Nuk ka një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë nismë. Cili është pozicioni i Komisionit Evropian për këtë projekt?

Ana Pisonero: Ne mirëpresim angazhimin e liderëve për bashkëpunimin rajonal. Sikurse ju e dini, bashkëpunimin rajonal është një element  thelbësor i perspektives europiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë thelbësore e procesit të stabilizim asociimit. E kuptojmë dëshirën për të ecur para, në të njëjtën kohë një proces që përfshin të gjithë  partnerët e Ballkanit Perëndimor , të gjithë rajonin, është thelbësor. Në këtë kontekst, është e  rëndësishme që rajoni të përparojë në ndërtimin e një tregu të përbashkët, angazhimi politik i ndërmarrë nga 6 liderët  e rajonit në samitin e Sofjes në vjeshtën e shkuar. Ne po sjellim investime domethënëse në rajoni, sikurse e dini, përmes planit ekonomik dhe atë të investimeve. Tani është koha që rajoni të përdorë këto mundësi dhe t’i përdorë mirë, duke përdorur të gjithë potencialet ekonomike dhe duke ndërtuar një treg rajonal të përbashkët, bazuar në rregullat e BE.

Ju keni deklaruar se bashkëpunimi brenda Ballkanit është i mirëpritur, por tre shtete deri më tani kanë refuzuar të jenë pjesë e projektit. Mendoni se kjo krijon fragmentim?

-Edhe një herë, ne e kuptojmë dëshirën për të ecur para. Në të njëjtën kohë një proces që përfshin të gjithë rajonin e Ballkanin Perëndimor mbetet thelbësor. Mirëpresim që të 6 partnerët në rajon kanë rënë dakord për një plan ambicioz për një treg rajonal të përbashkët, bazuar në liritë e BE për tregjet unike, pra lëvizja e lirë e të mirave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, dhe në rregullat dhe standardet e BE. Ne inkurajojmë të 6 liderët të bëjnë progres për ketë.

Zoti Rama ka deklaruar së pari në Novi Sad dhe kohët e fundit në Shkup se rajoni nuk do të presë BE për t’u integruar. Si e konsideroni këtë deklaratë? Cili është mesazhi i tij?

-Bashkëpunimi rajonal është një  pjesë thelbësore e  perspektives europiane të Ballkanit Perëndimor dhe e procesit të stabilizim asociimit, sikurse e përmendëm dhe pak me herët. Për të siguruar pajtueshmëri të plotë, integrimi ekonomik në rajon duhet të bazohet në rregullat dhe standardet e BE, të përfshijë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të përdorin organizatat rajonale që kanë mandatin dhe mundësitë ligjor për të vepruar, si CEFTA, tregu i përbashkët rajonal dhe entitetet e transportit dhe energjisë.

Ekziston një pjesë e opinionit publik që e konsideron Ballkanin e Hapur si një alternativë ndaj BE-së. A mendoni se kjo mund të krijojë një aneks brenda kufijve të BE -së?

-Një bashkëpunim rajonal i suksesshëm dhe integrimi i suksesshëm ekonomik do të ndihmojë rrugën e vështirë integrimin ekonomik përmes tregjeve unike. Qëllimi final, hyrja në BE nuk ka ndryshuar.

Çfarë mendoni se mund të bëjë Presidenca Sllovene në këtë drejtim, duke marrë parasysh që disa muaj më parë qarkulluan disa non paper për ndryshimin e kufijve?

– Së bashku me Presidencën sllovene ne do të mbështesim përpjekjet gjithëpërfshirëse  për të përparuar bashkëpunimin rajonal dhe procesin e zgjerimit. Ne mirëpresim hapjen sa më parë të negociatave me të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë përparuar dhe ne duhet të ecim përpara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.