Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gazetarja tregon dosjet ‘e nxehta’ që ka në dorë SPAK dhe paralajmëron ‘tërmet’ në radhët e politikës e medias

15:33 / August 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 f7c8f014ac0acc4f0f6e62097a3e2e7c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anduena llabani paralajmëron se në muajin shtator do të kemi arrestime të bujshme në radhët e politikanëve, gazetarëve, por edhe te drejtësisë.

E ftuar në studion e lajmeve të MCN, Llabani bëri me dije disa prej dosjeve të cilat SPAK i ka nën hetim.

Llabani tha se në shtator pritet që të shohim arrestime për emra konkretë, ndërsa shtoi se dhe prokurorë të SPAK do të vihen nën akuzë.

-Ka të dhëna se çfarë dosjesh pritet të hapen dhe çfarë niveli zyrtarësh do të përballen me akuzat?

Paralajmërimi është për politikanë, ish ministra, ministra, gjyqtarë, prokurorë, madje dhe gazetarë në listën e SPAK. Që në ngritje të SPAK janë vënë në përgjim të gjithë këta dhe ajo që është më e rëndësishme është krimi institucional, fondet publike.

Nuk kemi hasur më parë kryebashkiak të arrestuar. Në shtator do të shohim arrestime për emra konkretë, pse jo dhe prokurorë të SPAK që do të vihen në akuzë.

-Cilat janë disa në dosjet më të nxehta që janë në duar te prokurorëve?

Krimi Zgjedhor që pritet të konkludohet, nuk kemi një emër konkret dhe dosje konkrete. Jemi njohur vetëm me shifra, por jo me subjekte.

Inceneratorët ku luhen miliona para, dhe hetimi ka kërkuar më shumë kohë dhe prokurorët janë treguar të rezervuar.

Çështja e Teatrit është një çështje që ka vënë në lëvizje SPAK. Presim që dhe kryetari i bashkisë të dëshmojë për këtë çështje.

Hetimet për krimin mjedisor (shoqëria Salillari), banorë të qyteteve të ndryshme kanë ngritur padi për kryebashkiakët që kanë ngritur padi për lejet që kanë dhënë.

-A ka nepotizëm sot në sistemin e ri të drejtësisë?

Ka qenë fakti i provuar që ILD- ka ngritur verifikimin për trupën e KLP.  Është zyrtare nisja e verifikimit të ILD-ës është bazuar në denoncimin e ardhur nga ONM (Operacioni Ndërkombëtare i Monitorimit)

Në denoncim thuhet se tre nga anëtarët e KPL-ës kanë familjarë të tyre të punësuar në prokurorinë e Tiranës ndaj rasti duhet verifikuar mese kemi të bëjmë me një konflikt interesi.

Në rast konstatimi s’ka pezullim por shkarkim. Ligji për ushtrimin e detyrës për funksionimin e organeve gjyqësore dhe të prokurorisë e detyron anëtarin të deklarojë konfliktin e interesat. Ligji 115/2016 për organet qeverisëse të sistemit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.