Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festa e Shën Mërisë/ Pritet fluks mjetesh në pikat kufitare Greqi-Shqipëri

08:53 / August 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke kanë bërë njoftime sensibilizuese për shpërndarje të automjeteve që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse.

Nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje – daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës, me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek.

Veç Kakavijës, dy shtetet fqinje kanë pikat doganore të Kapshticës në Korçë, Tre urat në Përmet dhe Qafebotës në Sarandë.

Kujtojmë se një vit më parë, një radhë prej mbi 25 km, u krijua në Kakavijë, në këtë periudhë, si pasojë e fluksit në dalje nga Shqipëria. Pikërisht në 15 gusht, një autoambulancë shtypi një fëmijë 10 – vjeçar në aksin Jorgucat – Kakavijë, pranë Bularatit.

Aktualisht pala greke, në Kakavijë, vijon të punojë me 2 sportele, si pasojë e masave anticovid, ndërsa merren edhe testet rapid për shtetasit që hyjnë në Greqi, duke krijuar vonesa dhe radhë të gjata pritjeje për automjetet që synojnë të kalojnë kufirin kryesisht përgjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënë të zbrazët pjesën tjetër të ditës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.