Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës njoftoi mëngjesin e së dielës se zjarri nët Majën e Rënës vazhdon të jetë problematik, pavarësisht punës së bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia e Kukësit si dhe nga helikopteri.
Sot bashkia ka angazhuar 10 forca zjarrfikëse , 8 punonjës të pyjores dhe të njesisë Malzi si dhe 10 forca nga komuniteti.
Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Kukës.
