Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkodër/ Finalizohet super-operacioni, arrestohet 44-vjeçari i dënuar më parë. Zbardhet çfarë iu sekuestrua

09:34 / August 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim naten 1 3 685x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Kastriot Gurajt, një 44-vjeçari i cili u kap duke transportuar lëndë narkotike. Policia kishte marrë disa informacione se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik.

Policia bllokoi mjetin që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë. Guraj i cili u ndalua nga efektivët do të akuzohet për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Guraj ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “RAPSHI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe. Gjatë operacionit arrestohet personi që transportonte lëndën narkoitke.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis i njomë .Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimimale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve , bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative , nga Seksioni Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe u finalizua operacioni policor i koduar “RAPSHI”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policiisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kokainë drejt Durrësit, arrestohen “mushkat”/ Operacioni në Tiranë, dy të arrestuar, do transportonin drogën në qytetin bregdetar

16:48 / August 23, 2026

Krimi i dyfishtë që tronditi Athinën/ 50-vjeçari shqiptar ishte i martuar dhe baba i një fëmije, gruaja e Allmuçës: Nuk dija asgjë për lidhjen

14:21 / August 23, 2026

Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qynon dhe “u zhduk”, Gjykata e Tiranës cakton dy masa sigurie për gruan e Florenc Çapjas

13:00 / August 23, 2026

“Më ço në spital, nxito…”/ DJ rrëfen momentet pas vrasjes në Ksamil: Sokrat Vata ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës

18:07 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.