Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shtesa natyrore drejt zeros, reagon PD: Kriminale t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu

16:34 / August 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dhurata Cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka reaguar mbi plakjen e popullsisë dhe lindjet e pakta në Shqipëri.

Sipas deputetes, Shqipëria është parajsë fiskale vetëm për një pakicë të zgjedhur të oligarkëve ku të gjitha premtimet për rritje pagash e pensionesh, mbetën në propagandën e tetë viteve të pushtetit të socialistëve

Ajo ka ftuar qytetarët të bashkohen me opozitën në ‘Platformën Qytetare për Demokracinë’ për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve, e zënë peng nga një pakicë e sponsorizuar nga regjimi që na ka pushtuar.

Postimi i plotë

Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret!

Shqipëria po mpaket përditë. Ikin shqiptarët nga atdheu që nuk u jep mundësinë të jetojnë me dinjitet. Nga të rinjtë që enden kafeneve përditë dëgjon vetëm të ankohen për papunësinë dhe mungesën e perspektivës. Pasiguria e së ardhmes i ka tutur familjet e reja shqiptare për të patur fëmijë, mijëra të tjerë të rinj nuk e shohin më atdheun e tyre si vendin për të ndërtuar familjen. Shifrat e lindshmërisë së këtij viti, janë trishtuese dhe ndjekin fatin e viteve të tjera; vetëm në tremujirin e dytë të 2021-shit, lindjet ranë me 10.6%.

Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret, por jo taksat për më të shumtët e tyre, që ua kanë vështirësuar jetën. Shqipëria është parajsë fiskale vetëm për një pakicë të zgjedhur të oligarkëve të oborrit rilindas, e cila gëzon bekimin e qeverisjes së korruptuar dhe kontrollin mbi paratë dhe djersën e shqiptarëve. Të gjitha premtimet për rritje pagash e pensionesh, mbetën në propagandën e tetë viteve të pushtetit të socialistëve, ndërkohë që miqtë e Edi Ramës kanë ekzkluzivitetin mbi përdorimin e pasurisë sonë kombëtare.

COVID-19 e zbuloi farsën e shërbimit shëndetësor falas, shkatërrimi i shkollave, mbyllja e shumë degëve universitare, tregoi gjendjen e sistemit tonë arsimor. Edhe siguria publike është në kushte të mjerueshme. Shqiptarët nuk kanë më besim te shteti i tyre. Pasuritë publike nuk janë më e mira publike e përbashkët, shqiptarëve u duhet të paguajnë për gjithçka dhe të mbajnë me punën e tyre një grusht të pangopurish të zgjedhur të qeverisë. Ata administrojnë sot atdheun, bashkë me levat e kontrolluara të qeverisjes. Shqipëria ështē në ankandin e madh të babëzisë.

Nuk ka asgjë më kriminale se t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu, të cilët i gënjen çdo ditë. Ndaj familja shqipare është sot më e goditura, më e pasigurta, më e kërcënuara, më e zhbëra; jo nga luftërat dhe arsye të tjera, por nga politika e përditshme armiqësore e pushtetit të vendit të vet, që i sheh shqiptarët si të tepërt e tokës së tyre, duke shkaktuar në një dhjetëvjeçar një zhbërje të frikshme të tij.

A do ta lejojmë ende këtë erozion që po na ndodh? Kushdo që e ndien të jetë pjesë e betejës për kthimi  shpresës dhe dinjitetit të familjes shqiptare, ka vetëm një mundësi: të bashkohet me Opozitën në Platformën Qytetare për Demokracinë. Vetëm kështu do të mund ta ndreqim demokracinë dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, e zënë peng nga një pakicë e sponsorizuar nga regjimi që na ka pushtuar.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.