Zbulohen detaje të reja mbi strehimin e shtetasve afganë në Shqipëri.
Pak më herët, “Zëri i Amerikës” njoftoi se brenda javës do të strehohen në vendin tonë grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë.
Afganët do të strehohen në struktura konviktore dhe hotelerie në Tiranë dhe Durrës. Balkanweb shkruan se shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO.
