Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nga Luan Rama/ Genti i Kryeministrit duhet ndihmuar të rritet…

13:02 / March 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gent Cakaj mund të jetë vërtetë një djalë i mirë; mund të jetë edhe i gjithëditur e i shumëlexuar, mund të jetë edhe i shumëdiplomuar dhe i shumëkënduar, i shumëkërkuar dhe i shumëçmuar, i shumëndritur dhe i shumëlëçitur, por më parë se të na dëshmojë që është i tillë, ai duhet mësuar dhe duhet rritur!
Duhet mësuar që të mos pranojë të keqpërdoret, duhet mësuar që të mos pranojë të shpërdorohet!

Duhet rritur e mësuar që të kuptojë e të dijë se si të sillet kur është me më të mëdhenjtë, anipse ata mund të mos jenë aq të ditur sa ai. Por duhet rritur e mësuar se si të sillet edhe me të tjerët, me të gjithë.
Duhet mësuar që kur u drejtohesh qytetarëve në një sallë, në një auditor, në një aulë a takim, është mungesë respekti për veten dhe për ta nëse shkon me duar në xhepa. Ndaj është më mirë t’i shkruash e t’i lexosh ato që ke ndërmend të thuash!
Sepse nuk është mirë, nuk është bukur të hutohesh e ngatërrohesh.
Përpjekja për t’u shtirur ai që nuk je e që medoemos të tregosh që je i shumëlexuar bën të tregohesh qesharak siç për fat të keq i ndodhi të bëhet edhe Gentit të qeverisë në mbrëmje me përfaqësuesit e shqiptarëve nga diaspora.
Ai i shkreti, duke dashur të dukej sikur ka lexuar dhe mban mend Naim Frashërin, e katranosi gjithë performancën e vet.

Dhe një çast solemn e ktheu në parodi të vetes, aq sa të gjithë në sallë, edhe kolegët e tij ministra e qeshën dhe përqeshën!
Ndaj po e ndihmoj me vargjet e poemës “Bagëti e Bujqësi” që ai u rrek t’ i citonte, me qëllim që herën tjetër t’i shkruajë e t’i lexojë me korrektësi.

Se nuk është turp që kur nuk i mban mend, t’i lexosh vargjet e poetit tonë kombëtar, vargjet e Namit që poeti i këngës labe Lefter Çipa e cilëson “ … bilbili i vëndeve të mija” e që me monumentalitetin e këngës pilurjote i drejtohet “… lule Naim Shqipëria”.
Ja vargjet e Naimi o Genti i Kryeministrit, të cilat nëse nuk i mëson dot përmendësh, shkruaji që t’i lexosh herë tjetër:

“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë”.

Luan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.