Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ardhja e afganëve në Shqipëri, ministri Peleshi: Do t’i presim dhe transportojmë në vendet ku do të akomodohen përkohësisht

12:11 / August 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peleshi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur sot nga Rinasi gjatë një aktiviteti për mbështetjen e marrë në shuarjen e zjarreve foli  dhe për ardhjen e shtetasve afganë në Shqipëri për shkak të situatës së tensionuar në Afganistan me marrjen në kontroll të vendit nga talebanët.

Peleshi tha se Shqipëria është treguar e gatshme dhe është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon për të marrë një kontingjent. Ai tha se ashtu siç merr mbështetje nga aleatët dhe Shqipëria duhet të marrë pjesën e përgjegjësisë në këtë krizë.

Peleshi sqaroi më tej se roli i Ministrisë së Mbrojtjes në këtë operacion ka të bëjë me pritjen dhe transportin e shtetasve afganë në vendet ku do të strehohen, duke theksuar se do të jetë përkohësisht.

“Nuk i kam të gjitha të dhënat që ju kërkoni, por dhe një pjesë që mund t’i kem nuk jam gati për t’i ndarë me ju. Mund t’ju them atë që lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes. Ne jemi pjesë e gjithë mobilizimit të Shqipërisë për të përballuar pjesën që i takon në këtë krizë, sepse siç marrim mbështetjen nga partnerët tanë duhet të kuptojmë dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon dhe ky është rasti i marrjes së një pjese të shtetasve afganë.

Shqipëria është treguar e gatshme dhe është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon për të marrtë një kontingjent. Ministria e Mbrojtjes ka marrë një rol, që ka të bëjë me pritjen dhe transportin e tyre në vendet ku do të akomodohen për një periudhë të përkohshme”, deklaroi Peleshi.

peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.